Sélectionner une page

Date

Du 13 au 18 avril 2017

Lieu

Albanie
Tiranë, Durrës, Berat, Krujë, Fishtë, Liqeni Komanit, Valbonë, Gjakovë

Type d'événement

Voyage

Organisateur·s

Fédération des Étudiant·e·s Albanais·es en Suisse :
AEAG, AEAUL, Albanian Student Association at the HSG, Shoqata Studenti Zürich.

 

Description

Të dashur studentë,

Zgjedhja e Federatës për udhëtimin e këtij vit është Shqipëria.
Udhëtimi fillon në kantonet tuaja përkatëse deri në ndalesën e parë, Milanon. Që prej Milanos do të fluturojmë drejt Tiranës. Udhëtimi nëpër Shqipëri do të drejtohet nga Tourguide Menduh Zavalani.

Afati i fundit për regjistrimin është 27.02.2017. Regjistrimi bëhet pranë shoqatave përkatëse. 
Bern – studentet.unibe@gmail.com
Fribourg – assoceaf@gmail.com
Gjenevë – assoeag@gmail.com
Lozanë – aeaul@asso-unil.ch 
St. Gallen – albanianstudents@myunisg.ch
Zürich – info@studenti-zh.ch
(Ju lutem jepni në email emrin, mbiemrin siç është në pashaportë.)

Për shkak të popullaritetit që pati udhëtimi vitin e shkuar, antarët aktiv te shoqatave kanë përparësi për regjistrimin.

Udhëtimi deri në Milano do të organizohet nga secila shoqatë në bazë të numrit të regjistrimeve. Individualisht, përmes Flixbus, trenit ose makinave personale. Pas mbarimit të afatit të regjistrimit mund të flasim konkretisht mbi detajet e udhëtimit deri në Milano.

Çmimi i fluturimit: 200.- 
Pagesa e agjensisë: 270.- 
Kostot deri në Milano: rreth 40 Euro (do të sqarohet me shoqatën)

Pagesa prej 200.- për fluturimin duhet të kryhet deri në datën 28.02.2017 në konton e Federatës. Kostot e udhëtimit deri në Milano do të paguhen pranë secilës shoqatë.
Pagesa e agjensisë duhet të kryhet deri në datën 31.03.2017.

Pagesa e agjensisë përfshin: 
– Vajtje/ardhje në aeroport
– Transportin gjatë gjithë udhëtimit
– Fjetjtet në hotel me mëngjes
– Guidë gjatë gjithë udhëtimit
– Hyrjet në muze

Shpresojmë të shohim sa më shumë prej jush në këtë udhëtim!

Federata

Share This