#MeStudentët

Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës solidarizohet me protestat e studentëve në Shqipëri dhe mbështet fuqishëm kërkesat për arsim cilësor, transparent dhe të pakorruptuar.

Kemi lexuar me vëmendje kërkesat e studentëve dhe kauza për të cilën janë duke luftuar është legjitime sepse konsiston ne të drejtat minimale dhe dinjitoze te cilat çdo student duhet t’i gëzojë.

Për një shtet dhe shoqëri të shëndoshë, që synon t’i bashkohet Bashkimit Europian, prioritet duhet të jenë të drejtat e studentëve. Studentët shqiptarë duhet të kenë të drejta të barabarta, te cilat perfshijne tarifa të përballueshme për të studiuar dhe të drejtën e informimit mbi ndryshimin e tarifave universitare. Në vendet europiane, shkollimi i lartë synon t’i shërbejë shoqërisë, dhe shumë nga këto vende gëzojnë inteligjencën e studentëve shqiptarë, të cilëve u kanë mundësuar arsim cilësor. 
Ne kete menyre, organet përkatëse të Shqipërisë duhet të veprojnë dhe t’i mbështesin studentët për fonde dhe kërkime shkencore. Studentët duhet te kenë kushtet e nevojshme për një jetë dinjitoze në konvikte, gjithashtu dhe kartë studentore e cila do te mund te garantojë të drejtat e tyre.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës mbështet çështjen e studentëve në Shqipëri kundër korrupsionit, tarifave të larta, mungesës së transparencës dhe diskriminimit, të cilat janë kërkesa legjitime minimale. Këtu bëhet fjalë për të Drejtat e Njeriut, të drejtat dinjitoze që çdo individ duhet t’i gëzojë në një shoqëri të shendoshë dhe si rrjedhojë solidarizohemi me studentët në Shqipëri.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës.

Share This