Ky është mendimi i nje studenteje shqiptare ne Universitetin e Gjenevës, e cila ka vendosur te kryejë studimet ne Zvicër, nisur nga problemet për te cilat studentët sot po protestojnë.

Really proud that you stood up for yourselves! 

Nuk besoj qe Tirana ka qene me me shume ngjyra dhe shprese se keto dite. Jam shume e lumtur qe jam pjese e kesaj rinie qe eshte e afte te ngre zerin dhe te na rikujtoje te gjitheve ne, se Shqiperia dhe e ardhmja eshte e jona. 
Arsimi i mire eshte fillmi i nje te ardhmeje te ndritur. Nese kemi arritur deri tani ta bejne Shqiperine sado pak europiane, kjo nuk eshte fale « njerezve me kostume », por fale rinise sone te emancipuar e cila kerkon me cdo kusht te zhvillohet. 

Kur arsimi te jete prioritet i vendit tone, atehere shume probleme do te mund te zgjidhen.
Studentet shqiptare, te cilet paguajne aq taksa shkollore sa moshtaret e tyre europiane, meritojne te kene cdo kusht studimi. 
Meritojne te shkojne universitet dhe te kene nje biblioteke dinjitoze per te studiuar. Meritojne te kene profesore te cilet nuk e shohin noten si pushtet por si vleresim. Meritojne te kene nje sistem arsimor ne funksion te tyre dhe jo te jene ata ne funksion te sistemit. Meritojne te mos ulen ne auditore per te degjuar njerez te korruptuar. Meritojne barazi shancesh! 
Nese i gjithe ky sistem do funksiononte, nese fati i studenteve nuk do hidhej nga nje dore ne doren tjeter te pushtetareve, atehere shume studente, duke perfshire edhe mua, do kishin zgjedhur me krenari te ndiqnin studimet e tyre ne Shqiperi. 

Shpresoj qe fale kesaj proteste brilante dhe te civilizuar, studentet te arrijne objektivat e tyre.

PS per te gjithe studentet te cilet jane pjese e forumeve rinore politike,apo te rinjte qe jane pjese e politikes, te cilet na kane lodhur duke i degjuar 24/7: ju lutem heshtni per nje moment sepse te gjithe po vuajme vendimet e njerezve qe ju duartrokisni dhe perkrahni. Zeri juaj duhet te ngrihet para se te merren vendimet jo kur njerezit vendosin te protestojne. Me nderhyrjet tuaja nuk frymezoni askend thjesht po beheni militante me te « denje ». 

#StopTheMadness

Share This