Ekspozitë foto « Kosovo War, 20 years ago »

“Një popull që harron të kaluarën e tij është i dënuar ta ripërjetojë atë”. Winston Churchill

Me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të luftës në Kosovë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës (ShSShGj)në bashkëpunim me Universitetin Popullor Shqiptar (UPSh)do të hapë një ekspozitë rreth luftës në Kosovë. Kjo ekspozite do te mbahet në Universitetin e Gjenevës, në Unimail, nga data 30 prill deri më 4 maj 2019.

Më saktë, kjo është një vepër kujtese për të tërhequr vëmendjen e publikut për të kaluarën e afërt të Kosovës. Qëllimi është të informohet publiku për këtë luftë, për të shpjeguar pse plagët mbeten të hapura, për të inkurajuar reflektimin mbi pasojat e dëmshme të konfliktit dhe luftës dhe për të parandaluar që kjo mos të ndodhë përsëri.

Për ekspozitën, 26 fotografi u përzgjodhën nga kooperativa fotografike Magnum. Organizimi i këtij projekti gjeneron shpenzime financiare dhe ne jemi duke kërkuar donacione për të mbuluar kostot. Kështu qe kërkojmë mbështetjen e kompanive dhe individëve të cilët mund të na ndihmojnë të përmbushim këtë detyrë.

Shpenzimet e projektit:

Të drejtat e autorëve : 4’300 Euros = 4’895 CHF.

Përmirësimi dhe përshtatja e fotografive = 1’000 Euro = 1’138 CHF

TOTALI = CHF 6’033.

Këtu nuk llogariten, shpenzimet e tjera minimale që shoqata jonë do të jetë në gjendje të mbështesë, as shpenzimet e shtypjes që UPA ka pranuar bujarisht për të paguar.

Deri më sot (30.04.2019), shuma e donacioneve arrin në : 1’614 CHF.

Ne ende kemi nevojë për 4’419 CHF.

 KEMI NEVOJË PËR NDIHMËN TUAJ !

Me këtë rast dëshirojmë që të gjitha shpenzimet e shoqatës sonë të jenë transparente dhe do t’ju informojmë për ecurinë e mbledhjes së donacioneve. Nëse shuma e mbledhur i tejkalon pritjet tona, ne ju japim fjalen, se shuma do të përdoret për ngjarje të tjera, do t’i dhurohet një shoqate tjetër studentore në nevojë ose të dërgohen në një organizatë bamirëse në Kosovë.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë.e të Gjenevës është një organizatë jofitimprurëse, e krijuar në vitin 2002, e cila synon të mbajë lidhje midis studentëve shqiptarë.e nga Gjeneva dhe nga mbarë Zvicra. Shoqata është gjithashtu pjesë e Federatës së Shoqatave të Studentëve Shqiptarë.e të Zvicrës., e cila përfshin pesë shoqata studentore shqiptare. Ajo përpiqet të përdorë burimet e saj për t’i ndihmuar studentët në fillim të jetës së tyre akademike, t’i bëjë të vetëdijshëm për nivelet e ndryshme të arsimit dhe orientimin e tyre. Objektivat e saj arrihen kryesisht përmes konferencave, debateve akademike dhe kulturore dhe shfaqjeve artistike. E gjithë kjo, bazuar në kulturen dhe traditën shqiptare.

Falenderojmë ngrohtësisht donatorët e parë për bujarinë e tyre.

Përshëndetje.

Kryesia ShSShGJ (AEAG).

Numri i kontës: 12-284593-4
IBAN : CH57 0900 0000 1228 4593 4

Share This