Kushtet për të aplikuar për studime në Universitetin e Gjenevës

 

Parapërgatitje për mësimin e gjuhës frënge në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Prishtine: Fakulteti Filologjik ne UP, aty ekziston Qendra Kulturore Franceze ku mund te filloni kurset e gjuhës dhe ku organizohen provime nga Alliance Francaise  diplomat e së cilës janë te njohura ndërkombëtarisht ne te gjitha Universitetet Frankofone.  Ata kanë një bibliotekë mjaft te pasur ku mund te bëheni anëtarë, pastaj gjithë materialin e keni pa pagesë ne dispozicion. Familjarizim me gjuhen dhe kulturën franceze.

Si me poshtë janë  dokumentet që duhet ti kesh (te gjitha dokumentet  kopje dhe asnje origjinal nuk e dergon).

Diploma e fakultetit dhe e shkollës se mesme duhet te nostifikohen ne Ministrinë e Arsimit, dhe pastaj te bësh nga një kopje të cilat duhet t’i vërtetosh në komunën prej nga vjen)

  1. Formular elektronik i regjistrimit i plotësuar ne gjuhen frënge është online dhe janë disa procedura

Ky eshte linku : https://wwwo.unige.ch/ORISIS_MonOrisis/faces/login?langue=en

Në këtë link regjistrohesh, edhe universtiteti ua dergon emrin me të cilin mund të kyçesh ( kujdes emrin e plot dhe të gjitha të dhënat e sakta, mos bë shkurtesa)

Pasi të dërgojnë emrin me të cilin kyqesh, e ke formularin që duhet ta plotësosh në disa etapa. Formularin eshte vetem ne guhen frenge. Prandaj te sugjeroheni ta plotësoni me dikë që flet mirë frengjisht per tëplotesuar formularin në meyre korrekte. Kur  të plotesoni formularin e printoni dhe ia bashkangjisni  edhe nje foto të formatit pasaport.

Dosjes duhet t’ bashkangjitet nje deshmi pagese prej 65.- CHF. Pa te cilen dosja nuk shqyrtohet.

Kete e gjen në formularin e regjsitrimit numrin e kontos dhe IBAN kodin e llogarise bankare.

  1. Një kopje e pasaportës
  2.  Formular për ekuivalencë i plotësuar ne gjuhen frënge( këtu duhet shkruar të gjitha lendet e te gjitha viteve qe i ke bere ne fakultet , orët në ligjërata dhe ushtrime(seminare) për secilën lëndë dhe notën për secilën lëndë. Pas shqyrtimit të dosjes nga ana e komitetit shkencor në UNIGE dhe pasi që të pranohesh mund të kërkosh që nëse në programin tënd kë ndonjë provim që e ke kaluar tashmë në studimet paraprake në Kosovë Shqipëri apo Maqedoni  dhe që është i njëjtë me këtë që do ta bësh në UNIGE të  mos ta besh  atë provim

Këtë formular mund ta shkarkoni këtu : https://www.unige.ch/admissions/application/files/1215/4531/0110/Applicationforequivalencies_BA_2019-20_EN.pdf

  1. Diplomën e shkollës se mesme dhe te fakultetit të përkthyer në anglisht ose frëngjisht plus të nostifikuar në Ministrin e arsimit. Nëse diploma origjinale është edhe në anglisht nuk keni nevojë ta përktheni.
  2. Certifikata e notave(kopje) e përkthyer edhe e vulosur ne kuvendin komunal.
  3. CV një faqe A4 në frëngjisht jo më shume se një faqe sepse nuk e shqyrtojnë dosjen( shkruani ato çka janë më të rëndësishme që mund të kontribuojnë për pranimin tuaj në UNIGE ne fakultetin e dëshiruar)
  4. Letër motivimi A4 në frëngjisht jo më shumë se një faqe A4.
  5. Të gjitha diplomat, certifikatat ose vërtetimet qe keni kryer ndonjë kurs gjuhe, praktikë ose çfarëdo qoftë tjetër b¨jeni një kopje edhe i bashkëngjitni në dosje ( të gjitha të përkthyera, nëse janë ne gjuhen angleze nuk ka nevoje)

Një semestër kushton 500.-CHF ose afër 400 Euro.

Përafërsisht llogaritet një buxhet mujor 1’200.- CHF ne muaj duke llogaritur banimin, ushqimin, aktivitetet te lira dhe veshmbathje, pa i llogarite 1000.-CHF ne vite për të dy semestrat.

Vitin e parë, në 6 muajt e parë nuk keni të drejt pune. Pas 6 muajsh keni të drejtë të punoni 20 orë në javë ndërsa gjatë fundjavës mund të punoni më orar të plotë.

Afati është i hapur  qe nga 1 Janar 2013 dhe afati  i fundit është deri me 30 prill 2013. D.m.th që për ty afati i fundit duhet të jete diku 20 prill. Dosja duhet të jetë e dërguar vetëm me postë. Në këtë adresë :

UNIVERSITÉ DE GENEVE
Espace administratif des étudiants
24 rue Général-Dufour
1211 Genève 4
SUISSE

Këto janë disa nga informatat baze për aplikim. Për informata me te hollësishme ju lutem te konsultoni faqen e internetit www.unige.ch

Ju urojmë mirëseardhje ne UNIGE, studime të mbara shume suksese ne fushën tuaj profesionale!

Miqësisht,

Kryesia AEAG.

Share This