Sélectionner une page

Date & Heure

03.03.2018
14h30

Adresse

Uni-Mail 
Salle : MS130
Boulevard du Pont D’Arve 40
1205 Genève 

Langue·s

albanaise

Type d'événement

Promotion de livre

Invité·e

Avni Dehari

Organisateur·s

AEAG

Description

Rushit Ramabaja

KALORËSI I DIELLIT PELLAZGJIK

(Avni Dehari “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESH”, trilogji, “ORFEU”, Prishtinë, 2017)

Trilogjia “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESH”, përkatësisht romanet “DRAGOI”, “UDHËKRYQI” dhe “FLAKADANËT E LIRISË”  të Avni Deharit ngërthejnë një shtrirje epike të mahnitshme që nga shtatzënësia e Vojsës në Gjergjin, që do të bëhej kryetrim i Arbërisë, e deri në ditën e kortezhit të përzishëm të Kastriotit në Lezhë. Kohërisht drama e trilogjisë shtrihet në kufijtë gati shtatëdhjetëvjeçar të mesjetës shqiptare. Ishte koha kur etnitë e Evropës Juglindore, të mundura nga zhgani osman, që kish nisur që nga shekulli XIV, mezi dukeshin të gjalla në gjumin makabre hënor. Madje dhe vetë Evropa, bija e Agenorit mitologjik, po kthehej në një plakë somnambule, që në bredhëritje e sipër netëve të moçme, ndoshta po kërkonte rigjetjen e fatit nën kalendarin e natës osmane.

Pikërisht në këto kohë të gjëmës, jo rastësisht fati zgjodhi arbërit, pasardhësit e drejtpërdrejtë të pellazgëve, që si themelues të Urdhrit të Dragoit, të nxirrnin nga gjiri i vet Gjergj Kastriotin dhe ky, me një luftë çerekshekullore që shkonte përtej të pamundurës duke thyer heshtat me supershetin e botës së atëhershme,  duke ngadhënjyer në çdo betejë dhe duke u bërë mburojë legjendare e diellit pellazgjik, domethënë e gjithe Evropës.

Ndërkaq gjeografia epike e trilogjisë shtrihet në dy kontinente. Pra, Gjergji lëviz nga Evropa Juglindore në Adrianopojë (Azi) dhe prej andej sërish në dheun e Arbërit, në këtë tokë zotash, ku, bashkë me popujt e tjerë të Evropës, vazhdonin  të kishin emblemë diellin me dymbëdhjetë rremba, si shenjë bese për ruajtjen e lirisë.

Harku kohor i librit të parë “DRAGOI” ngrihet nga agmia miturake e Gjergji dhe mbyllet me ditën e përzishme kur ai, bashkë me të vëllezërit, dorëzohet peng te sulltani. Mes agut të parë të foshnjërisë dhe betimit të Gjergjt ditën që po e nisnin për në kryeqytetin e perandorisë ( “Sikur ulliri, që e ruan gjithnjë të freskët blerimin, ashtu edhe unë do ta ruaj kujtimin për Arbërinë”), gjallojnë të gjitha dramat dhe të gjitha ngjyrat e Arbërit  me ditët, netët, gëzimet, gulmet, betejat, dasmat, dashuritë, mortet dhe sërish lindjet. Këto do të mbesin të rrënjosura thellë në kujtesën e kryeheroit dhe nga zonat misterioze të ndërdijes do t’i rrëfejnë ku të kërkojë identitetin, gjakun e rrënjën. Në motet e pastajme, në të gjitha udhët, Gjergjit do t’i jehojë në zemër klithma flokëshprishur e motrës Mana ditën e përzishme kur po ndahej nga dheu i Arbërit.

Ndërkaq, harku kohor i romanit të dytë “UDHËKRYQI” fillon me udhëtimin e mynxyrshëm të Gjergjit drejt Adrianopojës dhe mbyllet një vjeshtë me shi, shumë vjet më vonë, në fushëbetejën afër Nishit, kur kryeheroi duke e lënë baltë ushtrinë perandorake që të thyhet e të dërrmohet nga Huniadi, vendos të kthehet si era në atdheun e robëruar, që t’i bëhej fat duke ia ringjallë diellin stërgjyshor pellazgjik.

Uiversi i romanit të tretë “FLAKADANËT E LIRISË” nisë të ndërtohet po atë vjeshtë të mbramë të robërisë, kur Arbërit po i kthehej ylli shpëtimtar, për të mbyllur horizontin epik një çerek shekulli më vonë, kur Gjergjin vjen ta marrë morti. E në fundin e ditës së mbramë të jetës Gjergj Kastrioti sheh të atin Gjonin që kish zënë harkun e ylbertë në lëndinën e gjelbër dhe atje përtej rrinte e ëma Vjosa, Rrapi, Shini e Kostandini, tevona Prenk Batusha, Pepë Tushani, Pal Dukagjini, Hajdin Muzaka, Kamani, Lekë Zaharia, Muzakë Topia, Aleksi, Kont Urani, Moisi Golemi, Muzaka i Elinës dhe të vdekur të tjerë. Gjergji e kupton se kish vetëm edhe aq kohë sa për të lënë dhiatën e mbramë që arbërit të qëndronin të bashkuar dhe sa për t’i lënë shpatën e tij Lekë Dukagjinit, i cili në dhjetë vjetët e ardhshëm do t’u printe arbërve ne betejat epike.

Avni Dehari në romanet e trilogjisë “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESHH” me mjeshtri të rrallë u jep jetë ngjarjeve historike duke berë që mesjetën shqiptare ta përjetojmë si diçka krejt reale – me peizazhet, diellin, ajrin, pasionet, dashuritë, mëritë, mallin, pabesitë e njerëzve e të shteteve dhe sidomos fatin e popujve të vegjël dhe të vetmuar. Autori, me galerinë aq të pasur të personazheve, me stilin brilant, me gjetjet e veçanta artistike, me gjuhën e pasur dhe me dendësi figurash, e çon semantikën e kësaj proze drejt kulmeve monumentale. Duke lexuar romanet e kësaj trilogjie, patjetër që të kujtojhen veprat e arta të Vëllezërve Grim, të Andersenit dhe të shkrimtarit të madh bashkëkohor anglez për fëmijë David Almond.

Brezat e tashëm dhe të ardhshëm të lexuesve të të gjitha moshave, veçan të femijëve dhe të të rinjve do ta kenë më të afërt, më të gjallë e më kumbuese epokën e artë të Gjergj Kastriotit falë trilogjisë “GJERGJAT NË DRITA PËRKRENARESH”.

Share This