Sélectionner une page

Me 5 nëntor 2020, Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë konfirmuan aktakuzat për krime lufte kundrejt presidentit të Kosovës Z. Hashim Thaçi, kreut te PDK-së Z. Kadri Veseli, ish-kryetarit të parlamentit Z. Jakup Krasniqi dhe deputetit Z. Rexhep Selimi. Këta ish anëtarë te kryesisë së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UÇK) do të jenë të detyruar të përgjigjen penalisht në lidhje me dhjetë akuzat për krime të cilat supozohet të jenë gjatë luftës së Kosovës prej vitit 1998 deri në 1999. Pas konfirmimit të këtyre akuzave, Z. Thaçi ka dhënë dorëheqjen në një konferencë për shtyp.

Akuzat në fjalë njollosin luftën dhe ekzistencën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Për këtë arsye, përmes këtij njoftimi për shtyp, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, së pari vendos një pikëpyetje mbi rolin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Kosovës dhe së dyti, rikujton rezistencën e UÇK-së ndaj forcave te armatosura serbe në Kosovë.

Vlen për tu përmendur fakti se ngritja e Dhomave të Specializuara është votuar dhe aprovuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës në vitin 2015, kjo si pasojë et një trysnie politike ardhur nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, ngritja e Gjykatës Speciale, është prova e dështimit të qëllimit kryesor të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë e cila pati si synim kryesor gjykimin e krimeve të luftës gjatë konflikteve në rajon, në tërësinë e tyre.

Mosnjohja e gjenocidit të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Milloshevicit si i tillë, e bëri më të veshtirë mbrojtjen e UÇK-së përballë komunitetit ndërkombëtar. Krijimi i një komisioni kërkimesh dhe arkivash për krimet e luftës nga shtet dështoi edhe pse bëhet fjalë për një element themelor të procesit të krjimit të një shteti dhe vendosjes së drejtësisë per viktimat dhe të mbijetuarit e luftës. Drejtuesit e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë këtu Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës, duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë dështim.

Vlen gjithashtu për tu theksuar se megjithëse Gjykata është e vendosur gjeografikisht në Hagë dhe funksionon nën autoritetin e Bashkimit Europian, Gjykata Speciale është tërësisht pjesë e sistemit institucional dhe juridik te Kosovës. Për më tepër, me keqardhje na duhet të pranojmë se kjo Gjykatë ka një karakter mono-etnik nderkohë që shteti i Kosovës, nga pikëpamja kushtetuese, përkufizohet si multi-etnik. Në fjalë të tjera, shqiptarët e Kosovës do te jenë te vetmit të cilët do të gjykohen për krime lufte nga Gjykata Speciale. Shtojmë gjithashtu me keqardhje, se asnjë gjykatës shqiptar nuk është pjesë e Gjykatës Speciale.

Sipas statutit të Dhomave të specializuara dhe të zyrës së Prokurorit special, Gjykata ka kompetencën të gjykojë dhe përndjekë çdo person i cili ka kryer krime lufte dhe kundër njerëzimit në territorin e Kosovës prej 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Duke pasur si shënjestër vetëm shqiptarët, Dhomat e Specializuara tregojnë se janë të njëanëshme. Në fakt, përgjatë kësaj periudhe, pjesa më e madhe e krimeve te luftës dhe kundër njerëzimit janë kryer nga ushtria serbe e Millosheviçit. Në rrjedhim, megjithëse qeveria serbe nuk hyn ne fushëveprimin e Gjykatës Speciale, kjo nuk do të thotë se Dhomat e Specializuara nuk duhet të hetojnë dhe përndjekin, sipas ligjit, ushtarakët serb, pergjegjës për gjenocid, qoftë kjo edhe me anë të një gjykimi në mungesë. Për të përfunduar, Gjykata Speciale ka pushtetin të hetojë dhe përndjekë autorët e krimeve më të rënda ndërkombëtare të kryera në territorin e Kosovës gjatë luftës, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre.

Dështimet institucionale dhe juridike të përmendura më sipër, të cilat kanë si pasojë krijimin e Gjykatës Speciale, nuk duhet kurrsesi të ndryshojnë mënyrën si ne duhet ta shohim e ta tregojmë historinë e luftës së Kosovës. Kjo është arsyeja pse është detyra e secilit prej nesh ti rikujtojmë komunitetit shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar se këto akuza nuk do ta shndërrojnë kurrë në ilegjitime rezistencën e UÇK-së dhe të popullit shqiptar ndaj krimeve të kryera nga Serbia. UÇK-ja u ngrit atëherë kur Serbia i kishte nisur konfliktet në Jugosllavi. UÇK-ja u ngrit si një reagim ndaj progresit dramatik dhe të dhunshëm të regjimit fashist të Millosheviçit, progres i cili u shoqërua nga vite e vite aparteidi kundrejt shqiptarëve të Kosovës. UÇK-ja ishte një lëvizje e cila kishte për qëllim të vetëm çlirimin e Kosovës. Ajo ka qenë e përbërë nga civilë (burra dhe gra) dhe i përngjante më tepër nje guerileje sesa një ushtrie te mirëfilltë shtetërore ashtu si qe ajo serbe. Eshtë shumë e rëndësishme të rikujtojmë që UÇK-ja synonte vetëm mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe territorit të saj.

Në prill 2019, shoqata jonë, e ndjeshme ndaj kësaj kauze, organizoi nje ekpozitë fotografishë pranë Universitetit të Gjenevës si shenjë homazhi ndaj dëmeve te shkaktuara nga regjimi i Millosheviçit në Kosovë. Na lejoni t’ju kujtojmë me anë te këtij shkrimi faktet e raportuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare. 

  • 10’812 shqiptarë, prej te cilëve pjesa dërrmuese ishin civilë, humbën jetën gjatë luftës së Kosovës. Mes viktimave, 1235 persona ishin nën 18 vjeç (ndër ta 229 ishin nën 5 vjeç). 2002 viktima ishin mbi 65 vjeç.
  • Më shumë se 90% shqiptarëve u detyruan te braktisnin shtëpitë e tyre. 862’797 prej tyre emigruan në Shqipëri, ne Maqedoninë e Veriut, ne Mal të Zi dhe në Bosnje.
  • 40% e shtëpive u shkatërruan plotësisht ose u dëmtuan rëndë.
  • 60% e shkollave u shkatërruan plotësisht dhe 20% e tyre u dëmtuan rëndë. E njëjta gjë ndodhi dhe me 218 xhami dhe 11 teqe.
  • Kosova numëron 3525 persona te zhdukur. Në vitin 2001, në Batajnicë, pranë Beogradit, një varr masiv me 700 trupa shqiptarë u zbulua në saj të një kazerne antiterroriste të policisë serbe. Në dhjetor 2013, nje tjetër varr masiv i cili përmbante 250 trupa shqiptarë, u zbulua ne jug te Serbisë. Ne mars 2014, 48 trupa të viktimave shqiptare u gjendën pranë një aeroporti ushtarak pranë Beogradit. Ende sot, numërojmë 1696 njerëz te zhdukur në Kosovë, mes të cilëve politologu dhe intelektuali i shquar Ukshin Hoti.
  • Mendohet se më shumë se 20’000 gra dhe burra jane përdhunuar gjatë luftës së Kosovës. 

As sot e kësaj dite, Serbia nuk është pergjigjur për krimet e saj. Ajo ende nuk ka paguar dëmet që i shkatoi popullit shqiptar dhe madje as nuk ka kërkuar ndjesë në një mënyrë ose në një tjetër.

Presidenti serb ne fuqi, Aleksandër Vuçiç, megjithëse ishte ministër gjatë regjimit të Millosheviçit, nuk ka shprehur në asnjë mënyrë pendesë për aktet et kryera nga shteti serb ndaj Kosovës.

Ne, si Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, vendosemi në kahun e së drejtës dhe ligjit. Ne shpresojmë që një ditë të vendoset drejtësia. Megjithatë, deri më sot, jemi të detyruar të konstatojmë se shqiptarët duhet të përgjigjen përballë Gjykatës Speciale për krime lufte kur ndërkohë janë pikërisht ata viktimat kryesore të regjimit të Millosheviçit dhe gjenocidit të bërë prej tij.

Riparimet e dëmeve ndaj shqiptarëve nuk kanë qenë aq të mjaftueshme sa ata të munden të kthejnë faqen e kësaj historie. Mungesa e drejtësisë ndaj shqiptarëve, mungesa e njohjes së tyre si viktima lufte, mungesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia e cila konsideron si pjesë të saj, mungesa e një qasjeje pozitive të BE-së, e cila është mëse e dukshme nga mospranimi i liberalizimit të vizave, tregon qartë pamjaftueshmërinë e këtyre riparimeve. Kosova ka sakrifikuar dhe vazhdon të sakrifikojë ditë pas dite rininë e saj. Megjithatë, shoqata jonë ashtu si të gjithë shqiptarët, do të luftojë pareshtur në menyrë që askush mos të rrëmbejë nga populli shqiptar të drejtën që ai pati për të rezistuar në 1998 – 1999 dhe gjatë dekadave që pasuan.

Dokumentet publik të aktakuzës :
https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e98037f115&doc_type=stl_filing_annex&lang=eng 


Kryesia së ShSShGj

Kontaktët :
Marigona Iseni: 079 935 28 20
Edon Duraku : 079 302 20 61
Share This