Sélectionner une page

Date & Heure

14.04.2016
19h30

Adresse

Uni-Mail 
Salle : MS150
Boulevard du Pont d’Arve 20
1205 Genève 

Langue·s

albanaise

Type d'événement

Conférence

Conférencie·rs·ères

Marin Mema

Organisateur·s

Nation Bicéphale, AEAG

Suivez notre événement sur

Description

Shoqata “Nation Bicéphale”,
Shoqata e studentëve shqiptarë të Gjenevës,

I përfshirë kryesisht në gazetarinë hulumtuese, Marin Mema është padyshim njëri ndër gazetarët më të njohur dhe më të zellshëm të trojeve shqiptare.

Që nga viti 2009, ai ka marrë përsipër të drejtoj emisionin “Shqipëria Tjetër”, i shfaqur në median më të madhe të Shqipërisë, Top Channel. Në kuadër të këtij emisioni, Marin Mema ka përgatitur më shumë se 200 reportazhe brenda dhe jashtë kufijve të shtetit amë. Çështjet për të cilat bëhet fjalë në punimet e tij janë të gjera dhe i përfshijnë pothuajse të gjitha vuajtjet e sotme dhe të mëparshme të Shqiptarëve si abuzimet me të drejtat e njeriut, zonat e humbura dhe të braktisura brenda dhe përreth Shqipërisë e Kosovës, por edhe lëmej të ndryshme të historisë dhe trashëgimisë sonë.

Për shkak të kësaj pune të palodhshme në të cilën nuk pranon t’i ul vlerat dhe parimet e profesionit të tij, më 19 gusht të vitit 2012, Marin Mema është shpallur “person i padëshiruar” (persona non grata) nga qeveria greke. Kjo e fundit e ka cilësuar si element që përbën rrezik kombëtar për shtetin grek pas punimeve të tij të shumta ku ai shfaq të vërtetën rreth gjendjes së sotme dhe historisë së Shqiptarëve të Çamërisë.

Andaj, në cilësinë e gazetarit hulumtues, gjatë kësaj mbrëmje që do të mbahet në Universitet të Gjenevës, Marin Mema na bën nder të vij të na flasë për herë të parë në Zvicër për këta Shqiptarë, shpeshëherë të harruar, nga Çamëria në Sanxhak, që e përbëjnë atë që mund ta quajmë “Shqipëria Tjetër”.

Share This