Sélectionner une page

Date

28.10.2017
14h

Lieu

Université de Berne
Fabrikstrasse 6
3012 Bern

Suivez notre événement sur

Description

Të nderuara Studente, të nderuar Studentë,

Federata e Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër organizon Kongresin e dytë në historinë e saj.
Studente, studentë, përkrahës dhe të interesuar jeni të mirëseardhur të merrni pjesë në këtë Kongres me datën 28 tetor 2017, në universitetin e Bern-es.

Kemi privilegjin të kemi mysafir nderi Prof. Dr. Don Antonio Bellusci nga Kalabria, i cili do të ligjeroj mbi temën « Ruajtja e Kulturës Shqiptare ». Prof. Dr. Antonio Bellusci është prift arbëresh, gazetar, shkrimtar dhe etnolog, të cilin ne studentët kemi pasur fatin ta vizitojmë në bibliotekën e tij, gjatë udhëtimit në Kalabri.

Pas fjalimit të mysafir nderit, do të pason një rekapitulim i aktivitetëve të kaluara dhe një prezantim i projekteve të ardhshme të Federates. Në fund, do të hapim një fazë interaktive, ku të gjithë pjesëmarrësit e Kongresit do të kenë mundësinë të shtrojnë pyetje, të shprehin mendimet, të cilat mund të ia shtrojnë publikut, mysafirëve, delegatëve dhe kryesive të shoqatave të ndryshme. Natyrisht, do e mbyllim Kongresin me një apero.

Prania dhe pjesëmarrja e juaj aktive do ta pasuronte Kongresin. Prandaj, kemi kënaqësinë të ju ftojmë dhe të ju takojmë !

Për më shumë info, vizitoni webfaqen tonë : http://www.albstudent.ch

Share This