Sélectionner une page

 

Të gjithë po pyesin këto ditë “Kë telefonojmë kur policia vret ?” (who do you call when the police murders?). Askush nuk ka përgjigje.

Ditën e ngjarjes kaq tronditëse, lexuam lajmet dhe për fat të keq lajmi i parë nuk qe një lajm i mirë. Një bashkëmoshatar i yni kishte dalë nga shtëpia për mos u kthyer më dhe kjo jo pas një aksidenti apo një rrjedhe ngjarjesh te parashikueshme për një fund tragjik, por sepse u vra nga dikush që kishte detyrën ligjore dhe ndoshta morale të mbronte atë dhe secilin prej nesh. Ndërsa kryeqyteti i Shqipërisë flinte i qetë, dikujt iu desh të largohej nga jeta pa dëshirën e tij pa asnjë motiv.

Pas gjithë kësaj, ndjejmë të githë dhimbje për viktimen dhe familjen e tij, frikë duke menduar se një ngjarje e tillë mund ti ndodhte edhe njerëzve tanë të dashur dhe inat ndaj këtij sistemi të rrënuar. Megjithatë, nuk është shumë e nevojshme te shprehemi duke thënë përse kjo vrasje është e padrejtë dhe e frikshme sepse mendojmë se te gjithë ndajmë të njëjtën qasje: secili prej nesh ndjen një dhimbje te thellë dhe të gjithë biem dakord se përmes këtij akti, struktura policore dhe një prej qëllimeve kryesore të një shteti demokratik kanë dështuar.

Cfarë shoqërisë i mbetet, është të flasë për të tashmen dhe të ndryshojë të ardhmen. Një prej mënyrave që ajo mund ta ndryshojë të ardhmen është duke protestuar ashtu siç prindërit tanë bënë kur përmbysën regjimin komunist, siç ne bëmë kur kerkonim kushte më të mira në arsim apo kur kërkonim që zëri i grave dhe vajzave të dëgjohej. Po, secili prej nesh duhet të protestojë sepse është një e drejtë dhe detyrë qytetare!

Guxojmë të themi se autori i kësaj vrasje nuk është i pari por as i fundit. Madje guxojmë edhe duke thënë se të gjithë ne jemi në dijeni dhe madje kemi kontribuar për një sistem të rrënuar policor. Nuk besojmë se asnjëri nuk e ka të qartë se nëpër rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, ndodhin fenomene “te zakonshme” për ne si psh të “shpërblesh” një agjent policie me një shumë parashë sepse vendosi të mos të të gjobiste, apo të bëhen telefonata të cilat na evitojnë pasojat e shkeljeve ligjore. Të gjithë jemi në dijeni se dhuna policore ekziston në burgje dhe në rrugët e qyteteve tona. Shqiptarët janë rritur në këto rrethana, kanë heshtur dhe janë kamufluar në këtë sistem të dështuar. Dhe kështu pra, “krejt papritur”, gjendemi ne vitin 2020, atëherë kur kemi ushqyer një sistem aq te pushtetshëm sa nuk e kemi më nën kontroll dhe mund të marrë dhe jetë të pafajshme.

Ne si anëtarë të shoqërisë jemi përgjegjës për ndërtimin e këtij sistemi policor dhe e kemi toleruar atë të deshtojë, por duke nisur që tani duhet të ndjejmë pergjegjësinë tonë në shoqëri dhe të kërkojmë çfarë është e nevojshmë për ne dhe jo për partitë politike shqiptare. Ne kerkojmë një reformë policore dhe çdo reformë tjetër qe populli ka nevojë, por pa i bërë dëm shtetit, demokracisë dhe sidomos pa dëmtuar njeri-tjetrin. Mendimet tona shkojnë për viktimen që humbi jetën, familjen e tij dhe çdo qytetar tjetër qe ka qenë viktimë e dhunës policore. Për ta përmbyllur, shoqata jonë kërkon drejtësi për Klodianin dhe kërkon që askush të mos ketë fatin e tij.

Lidhur me pyetjen “Kë telefonojmë kur policia vret ?” askush nuk ka pergjigje sepse kur policia vret, është shumë vonë, sistemi është në rrënoja. Për këtë arsye duhet që e gjithë shoqëria jonë të bëjë të pamunduren që të ketë një polici qe nuk vret.

Klodian Rasha.

 

Share This