Sélectionner une page

 

Veprimi ynë simbolik pranë Konsullatës së Kosovës u mbështet nga komuniteti shqiptar në Gjenevë në përgjithësi, por edhe në Kosovë dhe në vende të tjera në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Është rasti të falënderojmë të gjithë ata njerëz që vazhdojnë të na mbështesin dhe na inkurajojnë në çështjen tonë për ndërtimin dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Jemi të vetëdijshëm se metodat tonë të veprimit mund të ngjallin debate brenda komunitetit shqiptar. Por megjithëse jemi të rinj në moshë, ne marrim parasysh, me përgjegjësi të plotë, pasojat e veprimeve tona. Ne besojmë se komuniteti shqiptar do të duhet të mësohet me metodat tona të një kulture të re demokratike. Thënë kjo, ne nuk kemi ndërmend të ndalemi për sa kohë që bëhet fjalë për të mbrojtur shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Kosovë dhe në Shqipëri dhe për të mbrojtur shqiptarët të diskriminuar, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, në Luginë dhe në Malin e Zi.

Sidoqoftë, në këtë tekst, duam të thyejmë skemat e një një fjalimi që disa nga më të moshuar tanë mbajnë ndaj nesh. Mund të fillojmë me Zotin Konsull. Një ditë pas veprimit tonë, ky i fundit i shkruan një SMS njërit prej anëtarëve tanë për t’i thënë se kishte turp të pranonte se studentët ishin ata që e organizuan këtë veprim dhe se ai preferoi të përgjigjej se « mbase ishin shkijet ». Megjithëkëtë, policia diplomatike nuk thirri një serb të hënën pasdite në telefon, por në fakt një tjetër student shqiptar nga shoqata jonë. Me këtë zhvendosje të zgjuar retorike, Z. Konsull na pozicionon si njerëz që kontestojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës. Kjo retorikë për fat të keq përdoret shumë shpesh nga ata që mbrojnë pushtetin qeverisës sot. Në realitet, ekziston një ngjashmëri me këtë retorikë të iniciuar nga establishmenti serb në vitet 1980 e cila i konsideronte studentët shqiptarë si të indoktrinuar nga teoritë marksiste-leniniste nga Shqipëria fqinje. Për më tepër, është e domosdoshme që komuniteti shqiptar t’i shpëtojë këtij rrëfimi që është atavizëm i kohëve të errëta të historisë sonë. Kjo metodë, tashmë e njohur, demonstruar nga Konsulli synon të na frikësojë, të na diskreditojë dhe mbi të gjitha të mbysë çdo lëvizje demokratike në vendin tonë. Mund të duket e habitshme, madje paradoksale, që ai është aq i vendosur kundër veprimeve tona, për më tepër duke e ditur se ai vetë ishte një mbrojtës i flaktë i demokracisë gjatë viteve të tij studentore. Është e qartë se ne e pranojmë që regjimi që ai kundërshtoi nuk është i njëjtë me atë që është sot, pasi shteti i djeshëm ishte pushtues e i sotmi ka për mision të jetë shtetndërtues. Emëruesi i përbashkët i kërkesave tona janë në të njëjtat ideale demokratike. Së fundmi, është e rëndësishme për ne të kujtojmë se veprimi ynë nuk kishte në shënjestër në asnjë mënyrë punonjësit e konsullatës ose Z. Konsull.

Disa komente na identifikojnë si rrugaçë. Por kjo nuk na pengon fare. « Rrugaçi » vepron në rrugë, në hapësirë ​​publike, në sy të qartë, ndryshe nga klasa politike e Kosovës e cila vepron larg syve, në oda dhe në restorante në mesnate, siç e kemi konstatuar edhe me deputetin Haxhi Shala. Ne nuk kemi frikë nga hapësira publike, sepse demokracia lind në agora, në shkëmbim me të tjerët. Ne nuk kemi frikë nga ajo se « çdo të thuhet » dhe nuk do t’i nënshtrohemi diktatit që na urdhëron të heshtim dhe na pengon të veprojmë. Fyera qëllimkeqe me të cilën përballemi nuk na arrin në asnjë mënyrë. Për ne, këto janë pëshpëritje, fishkëllima dhe cicerrima vulgare që na kujtojnë filmin « Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër » (Përralle nga e kaluara), në të cilin, protagonistët shpesh dëgjojnë pëshpërima që i identifikojnë si « bota ». « Çdo të thotë bota ? » vazhdojnë të përsërisin. Kjo botë armiqësore që i gjykon dhe i detyron të mbajnë nderin e familjes në kurriz të personazhit kryesor të Marigonës që kërkon të lirohet nga një martesë e detyruar, në cilen ajo është viktime. Çdo do të thotë bota pas veprimit tonë në Konsullatë ? Çdo do t’u thotë bota studentëve që nuk përkulen ? « E merrtë dreqi botën ! » Sepse rinia jonë përbëhet nga njerëz me mendimet e tyre, me idealet e tyre dhe me lirinë e tyre për të menduar.

Dëshirojmë t’i përgjigjemi kësaj « bote » me këto vargje nga poezia “Kënga e rinisë” e Migjenit.

« Rini, thueja kangës ma të bukur që di !
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën ! Le të marri udhë.
[…]
Thueja kangës, Rini ! Thueja kangës gëzimplote !
Qeshu, rini ! Qeshu ! Bota asht e jote »

Ky himn për të rinjtë e Migjenit përshtatët plotësisht me gjendjen shpirtërore të shoqatës sonë. Ne do të vazhdojmë t’ia themi këngës tonë siç na cyt poezia. Një këngë që do ta këndojmë gjithnjë e më shumë sepse jemi të gjithë Marigona dhe Migjena, jemi të rinj shqiptare dhe shqiptarë dhe zëri ynë do të dëgjohet ! Çdo të thotë bota ? Nuk na intereson, sepse Bota është e jona ! 

 ShSShGj

Share This